Rusët po pretendojnë se kanë nën kontroll Mariupolin, por pamjet e filmuara nga ajri dëshmojnë të kundërtën

Në një video të postuar së fundmi nga pjesëtarët e batalionit Azov në Ukrainë që prej ditësh janë të rrethuar përreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, mund të shihen duke zhvilluar luftime të ashpra kundër ushtrisë ruse.

Në videon e filmuar nga ajri me dron dhe që u postua në profilin zyrtar të forcave të armatosura të Ukrainës, mund të shihen luftimet e ashpra që po zhvillohen nëpër rrugët e qytetit port, ku forcat ruse nga ky batalion ka pësuar humbje të mëdha siç edhe mund të shihet në video.

“Mbrojtja e Mariupolit po vazhdon. Pavarësisht numrit të madh të ushtarëve të armikut, luftëtarët e Azovit kanë filluar kundërsulmet”, thuhet në mbishkrimin përbri videos.

E derisa ushtria ruse pretendon se ka nën kontroll të plotë tërë Mariupolin, pamjet e batalionit ukrainas Azov tregojnë të kundërtën – duke i shkaktuar humbje të mëdha Kremlinit.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ditë më parë ka bërë të ditur se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve për paqe. 

https://twitter.com/ArmedForcesUkr/status/1516033202149855236?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1516033202149855236%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fruset-po-pretendojne-se-kane-nen-kontroll-mariupolin-por-pamjet-e-filmuara-nga-ajri-deshmojne-te-kunderten%2F