Rumania dërgon trupa e mjete ushtarake në kufi me Ukrainën e Moldavinë

Një konvoj i gjatë i mjeteve të blinduara rumune është parë sot të shkojë në drejtim të kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën. Moldavia është parë si vatër e re e luftës, meqë ka në përbërje rajonin separatist rus Transnistria.

Rumania kufizohet në veri me Ukrainën dhe në veriperëndim me Moldavinë.

Rumania është anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Rusia që nga 24 shkurti, ka nisur agresionin në Ukrainë.