Rrugëtimi drejt BE-së, Ramadani: Afër apo larg, shpejtësinë e arritjes e caktojmë ne

Shkup, 22 prill – Vendimi për ecurinë e procesit  eurointegrues tashmë është hedhur në vendin tonë dhe njëkohësisht edhe  koha kur do të bëhemi anëtare e plotë e BE-së varet prej nesh, thotë analisti politik,  Ismet Ramadani. Fton partitë politike ta kuptojnë presionin e kohës dhe të marrin vendime  që e çojnë vendit përpara. Ndërkohë, shpreson se ndryshimet kushtetuese do të gjenden në debatin kuvendor gjatë verës.

“Tani e kemi në duar fatin tonë se kur, si, për sa do të integrohemi në BE. Politikanët e mençur, të ditur, me vizion në këtë rast duhet të sjellin vendim për prespektivë të Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE po heq një valle destruktive sa i përket integrimit në BE, duke e mashtruar popullatën maqedone me premtime të palogjikshme, se kanë kapacitet të ndryshojnë kornizën për të cilën jemi marrë vesh me BE-në. Kam shpresë edhe më tutje se sa afrohet data, pra që definitivisht të bëhen ndryshimet në kushtetutë dhe të vendoset pakica bullgare në kushtetutë.”, tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Hapja e kapitujve me BE-në sipas Ramadanit do të ndikojë direkt në jetën cilësore të qytetarëve. Për shkak të paaftësive të partive politike për jetësimin e sistemit ligjor, është Bashkimi Evropian që me rolin e mbikqyrësit të butë do të ndihmojë në luftën e korrupsionit, si element shkatërrues të shtetit dhe në ngritjen e vlerave demokratike.

“Nuk kemi subjekt politik këtu në RMV që na jep shpresë që me ardhjen në pushtet do ta ndryshojë gjendjen, qoftë në aspekt të korrupsionit, zhvillimit ekonomik, standartit, qoftë infrastrukturës. Është punë që është parë ndër vite. T’i japim shancë BE-së të na rijë mbi kokë.”, tha Ramadani.

Ndërkohë, Komisionin Evropian me vërejtje të madhe për korrupsionin. Sipas tyre, shqetësuese janë të vlerësimet e fundit për nivlein e ulët të  luftës kundër korrupsionit, i cili arrin vetëm 10%.