“Rruga për Tiranë” –  Roma dhe Feyenoord, kalojnë në finalen e Ligës së Konferencës

Roma ka arritur të mposht Leicesterin për të kaluar në finale, ndërsa asaj i është bashkuar edhe Feyenoordi pasi barazoi pa gola ndaj Marseilles.

Romakët që kishin barazuar në ndeshjen e parë të zhvilluar në “King Power Stadium” me rezultat 1-1, ishin të vetëdijshëm për forcën e tyre.

Goli fitores erdhi që në start, ku Lorenzo Pellegrini asistoi te Tamy Abaraham që arriti të shënojë për 1-0.&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=c8fe9736dd6fb%3A1649830956492&width=500px

Edhe pse ndeshja solli situata tjera, rezultati nuk ndryshoi duke bërë që Roma të shkojë në finalen e madhe.

Në anën tjetër ndeshja Marseille – Feyenoord, nuk solli gola, duke bërë që holandezët të shkojnë tutje pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë.