Rruga e re e trenit të mallrave Kinë-Evropë lidh Chongqing me Ukrainën
Një tren mallrash i ngarkuar me 50 kontejnerë makinerish dhe pajisje u largua të dielën nga Komuna Chongqing e Kinës jugperëndimore për në kryeqytetin e Ukrainës, duke shënuar nisjen e itinerarit të ri të trenit të mallrave në Chongqing, njofton “Xinhua”.
Treni i mallrave është planifikuar të kalojë përmes portit kufitar të Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore dhe do të arrijë në destinacionin e tij në mes të shtatorit.
Më parë, eksportet nga Chongqing në Ukrainë duhej të kalonin përmes Bjellorusisë ose Polonisë në vend që të shkonin drejtpërdrejt në Ukrainë. Rruga e re është rruga e parë e drejtpërdrejtë e bashkësisë ndërkombëtare e trenave të mallrave për në Kiev. Ajo pritet që të lehtësojë më tej tregtinë midis Evropës dhe rajoneve perëndimore të Kinës.
Chongqing është një qendër kryesore për trenat e mallrave Kinë-Evropë. Hekurudha Yuxinou (Chongqing-Xinjiang-Europe), e cila ishte rruga e parë e trenave të mallrave Kinë-Evropë, pa 1359 udhëtime në gjysmën e parë të 2021, duke u rritur mbi 50 për qind nga viti në vit.
Qëkur hekurudha u vu në punë në vitin 2011, Yuxinou ka nisur më shumë se 30 rrugë, duke lidhur mbi 40 qytete në 26 vende dhe rrugët kanë regjistruar mbi 8000 udhëtime me tren mallrash.