Rruga e ratifikimit deri te implementimi i Konventës së Stambollit – tema e takimit të deputetëve nga vendi dhe nga Kosova

Shkup, 10 mars 2022 (MIA) – Klubi i deputetëve të Kuvendit sot do të mbajë takim me deputete nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për ndarjen e praktikave parlamentare “Rruga e ratifikimit deri te implementimi i Konventës së Stambollit”.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, fjalime hyrëse në takim do të mbajnë Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve të Kuvendit, Tinka Kurti, kryetare e Klubit të deputeteve të Kosovës, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Kilian Val, zëvendës-shefe e Misionit të OSBE-së në Kosovë.