Rruga e Liverpoolit dhe Real Madridit deri në finalen e Ligës së Kampionëve

Rrugët e Liverpoolit dhe Real Madridi drejt finales që zhvillohet në Francë kanë qenë disi të kundërta, pasi rivalë më të ashpër në grupe kishin ‘The Reds’, ndërsa Los Blancos në fazën e eliminimit.

Të dy kanë kapërcyer gjithçka para tyre dhe këtë të shtunë nga ora 21:00 do të luajnë lojën që të gjithë duan të luajnë.

Liverpool i Jurgen Klopp

Pak mund të gjesh gabime te Liverpooli në gjashtë ndeshjet e para, të vulosura me plot fitore. Ata mundën Milanin (3-2 dhe 1-2), Porton (1-5 dhe 2-0) dhe Atletico Madridin (2-3 dhe 2-0).

Me një goldallim +11, kandidaturën për titull e kishin vendosur që atëherë.

Pavarësisht kthesave, djemtë e Klopp arritën të mos rrëshqisnin më pas. Ndaj Interit morën një fitore 0-2, por humbën pastaj 1-0 në shtëpi, por kaluan tutje.

Benfica u dënua në Lisbonë , 1-3, dhe në ndeshjen e dytë luajtën 3-3, ku ishte ndeshje për argëtim për të gjithë. Pastaj radha ishte e Villarrealit, të cilët i mposhtën 2-0 në Anfield, ndërsa në La Cerámica hasën në probleme në pjesën e parë. Megjithatë, gjiganti evropian, Liverpool fitoi 3-2 në fund.

Çelësi i skuadrës është futbolli dinamik. Arkitektët e ekipit janë Salah (tetë gola dhe pesë asistime) dhe Mané (pesë gola dhe një asistim).

Me Firminon që mbeti prapa pavarësisht pesë golave ​​të tij, Luis Díaz (2 gola+1 asistim) bëri një paraqitje të fortë në fazën e fundit.

Real Madridi i Carlo Ancelottit

Faza e grupeve ishte më se e mirë për Real Madridin. Ata mundën Interin në Meazza (1-0) dhe shkëlqyen në Bernabeu (2-0), mposhtën Shakhtarin (0-5 dhe 2-1) dhe triumfuan ndaj Sheriff si msyafir (0-3), por ishin qesharakë në shtëpi ndaj kësaj skuadre me rezultat (1 -2).

Më pas, me afrimin e pranverës, filloi stina e mrekullive. Rikthim kundër PSG-së përkundër gjasave në Santiago Bernabéu, duke kaluar në çerekfinale.

Kundër Chelseat po ashtu ishte një fitore e madhe në çerekfinale, atë në kohën shtesë.

Në fund ishte Man City, ndeshja që e dërgoi në “Stade de France”, me Rodrygo që ishte në planin e heroit.

Benzema ka qenë i jashtëzakonshëm, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë dy asistime. Po ashtu ai është ndihmuar edhye nga Vinicius, 3 gola dhe 7 asistime, dhe Rodrygo, 5 gola dhe 2 asistime.