Rrjedhin çmimet e Hyundai Ioniq 6
Janë shpërfaqur çmimet e Hyundai Ioniq 6 për tregun korean, duke ofruar një qartësi të duhur mbi pozicionimin e saj në treg.
Çmimet vijnë si dëshmi e një letre të të dhënave zyrtare në gjuhën koreane.
Modeli standard me bateri më të vogël me kapacitet prej 53kWh fillon prej 40,000 deri në 41,000 euro, raporton ArenaEV.
Çmimet e modelit E-Lite fillojnë nga 41,000 euro e 41,500 euro. Çmimet e modeleve me rreze të gjatë të ngasjes të cilat kanë bateri më të madhe duke filluar prej kapacitet 77kWh janë: modeli Ekskluziv 44,000 euro, Ekskluziv+ 46,000 euro dhe modeli Prestigj 48,000 euro.
Natyrisht se këto çmime i nënshtrohen opsioneve shtesë. Dhe këtu vlejnë shumë çështje të tjera, si ajo e fuqisë dhe motorit, e edhe simulimeve nga qeveria.
Por që më shumë qartësi për veturën Ioniq 6 do të ketë kur ajo do të dal në shitje në fillimin e vitit 2023.

