Rritje të numrit të të punësuarve dhe të eksportit në kompanitë nga zonat

Shkup, 10 mars – Në zonat zhvillimore teknologjike industriale në muajin shkurt është shënuar rritje e numrit të të punësuarve për katër për qind dhe rritje të eksportit mbi 30 për qind, tregon analiza e rregullt mujore që e bën Drejtoria e ZZHTI-së.

Sipas këtyre të dhënave, eksporti në shkurt ka arritur 340 milionë euro që është edhe për 30 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe për mbi 36 për qind më shumë më krahasim me janarin e vitit të kaluar.

Importi tek kompanitë në zonat në muajin e dytë të këtij viti ishte 300 milionë euro, që është rritje prej 23 për qind në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar dhe mbi 46 për qind krahasuar me janarin e këtij viti.

Analiza tregon se në shkurt është regjistruar edhe nivel i lartë i neto eksportit prej 16,3 për qind.

Numri i të punësuarve, siç informon Drejtoria e ZZHTI-së, ka arritur nivel më të lartë deri më tani. Në kompanitë në ZZHTI punojnë 14.430 qytetarë që është për mbi katër për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë, dhe vetëm në janar ka rritje prej dy për qind.

Prej atje thonë se i ndjekin rreziqet nga ngjarjet globale dhe nëse është e nevojshme do të propozohen masa për përballje me pasojat e mundshme për kompanitë.