Rritje prej 20.4 për qind në transportin rrugor të udhëtarëve

Shkup, 24 gusht – Numri i përgjithshëm i transportit të udhëtarëve në tremujorin e dytë të këtij viti është 11.467.000 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 20.4 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është rritur për 10.8 për qind, në atë periferik për 29.4 për qind, në transportin ndërurban për 58.7 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar për 62.6 për qind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, numri total i kilometrave në transportin rrugor të udhëtarëve është rritur për 41 për qind.

Të dhënat statistikore tregojnë se sipas llojit të transportit, për 14,9 për qind është rritur numri i kilometrave të udhëtarëve në transportin urban, në atë periferik me 30.9 për qind, ndërurban për 52 për qind, derisa rritja në transportin ndërkombëtar arrin 43,9 për qind.