Rritje e re e çmimit të naftës

Çmimet e naftës sot në mëngjes u rritën për më shumë se katër për qind, në kushte kur tregtarët druajnë nga ndërprerja në furnizimin me naftë në Rusi.

Çmimi i barelit në tregun e Londrës u rrit për 4,43 për qind në 109,62 dollarë dhe në një moment arrit 111,09 dollarë, niveli i ri më i lartë në më shumë se shtatë vjet.

Në tregun amerikan bareli u shtrenjtua për 4,48 për qind në 108,04 dollarë.