Rritje e qarkullimit nga shitja e shërbimeve, kryesisht në turizëm

Qarkullimi nga shitja e shërbimeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 shënon rritje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021 për 12,1 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tremujorin e dytë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, ka një rritje në pjesën më të madhe të departamenteve dhe më e madhja është në departamentin e agjencive turistike, organizatorëve të udhëtimeve (operatorëve turistikë) dhe shërbimeve të tjera të rezervimit, si dhe veprimtarive të lidhur me to dhe është 142 për qind, në departamentin Objektet akomoduese me rritje prej 46,2 për qind dhe në departamentin Veprimtaritë për përgatitjen e ushqimit dhe shërbimin e ushqimit, ku rritja është 44,4 për qind.