Rritje e prodhimtarisë industriale prej 1,1 për qind

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i prodhimeve industriale në muajin gusht të vitit 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është 100.2.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit gusht të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 2.4 %, në sektorin Industria përpunueshëm shënon rritje për 2.5 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie për 11.5 %.

Rritje në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve farmaceutike bazë dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin gusht të vitit 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimet kapitale për 13.1 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 12.8 %, dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 3.6 %, derisa rënie vërehet te Energjia për 9.4 % dhe Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.8 %.

Indeksi i prodhimit industrial në periudhën janar – gusht 2022, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është 101.1.