Rritje e lehtë e numrit të të vdekurve nga Covid-19 në botë

Pas pesë javësh në të cilat numri i të vdekurve nga Kovid-19 në botë ishte në rënie, situata po ndryshon, kështu që në javën e fundit numri i të vdekurve është katër për qind më i lartë se një javë më herët, tregojnë të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas këtyre të dhënave, nga 6 deri më 15 qershor në botë kanë vdekur 8700 persona. Në të njëjtën kohë, janë regjistruar 3.2 milionë raste, që është një numër i ngjashëm me ato të javëve të mëparshme.

Në nivel rajonal, një rritje e numrit të të infektuarve është regjistruar në rajonin e Mesdheut Lindor, Azisë Verilindore dhe Amerikës. Numri i të vdekurve është rritur gjithashtu në Amerikën dhe Paqësorin Perëndimor.

Në total, më shumë se 533 milionë njerëz janë infektuar me kovid-19 deri më tani, ndërsa mbi 6.3 milionë kanë vdekur.

Aktualisht numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në SHBA (743.723), Kinë (501.146) dhe Gjermani (281.706). Numri më i madh i vdekjeve javën e kaluar ishte në SHBA (2,367), Kinë (1,201) dhe Brazil (989).

OBSH paralajmëron gjithashtu se këto të dhëna duhet të merren me kujdes, duke qenë se shumë vende kanë testime të kufizuara të Kovid-19, gjë që ndikon edhe në numrin e rasteve të regjistruara.