Rritja më e madhe e normës së interesit në SHBA që nga viti 1994

Rezervat federale të SHBA-së e kanë rritur normën afatshkurte referente për tre të katërtën e përqindjes, në tentim për ta penguar rritjen e inflacionit dhe parashikuan ekonomi më të ngadalësuar dhe rritje të papunësisë në muajt e ardhshëm. Kjo është rritja më e madhe e normës së interesit për bankës qendrore amerikane nga viti 1994, ndërsa vendimi është sjell pasi të dhënat e fundit treguan se nuk është arritur avancim i madh në luftën kundër inflacionit të përhershëm.

Përfaqësuesit e Bankës qendrore gjithashtu njoftuan se ata do t’i rrisin normat e interesit edhe më shpejt, me çka do ta harmonizojnë politikën monetare me ndryshimin e shpejtë në vlerësimet e tregjeve financiare për atë që do të nevojitet të vendosen çmimet nën kontroll.

“Inflacioni vazhdon të rritet, si reflektim i pabarazisë së ofertës dhe konsumit lidhur me pandeminë, çmimet më të larta të energjisë dhe presioneve të përgjithshme të çmimeve”, kumtoi Komisioni federal për treg të hapur, trup për krijimin e politikave të Bankës qendrore.

“Komisioni është fuqishëm e vendosur për ta kthye inflacionin në nivelin e dëshiruar prej dy për qind”.

Çmimet konsumatore në SHBA janë rritur për shtatë për qind, niveli më i lartë nga viti 1982.