Rritja ekonomike e vendit, BB: Pritet të ngadalësohet në 2.7 për qind këtë vit

Shkup, 4 Maj – Rritja e ekonomisë në vend do të ngadalësohet nga mesi i vitit, me 2.7% të bruto prodhimit vendor do të arrijë nivelin para pandemisë. Banka Botërore po e korrigjon projeksionin fillestar prej 3.7%. Parashikojnë që për dy vite borxhi publik të arrijë në 64% të BPV-së. Për shkak presionit dhe konfliktit ushtarak dhe rrija e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, inflacioni mund të rritet në 5.5 për qind.  Qeveria duhet të shtrëngojë rripin, të përmbahet nga rritja e taksave, të përmirësojë arkëtimin dhe vëmendje të kushtueshme të shpenzojë para nga arka. Banka Botërore rekomandon që në afat të mesëm, vendi të adresojë papunësinë e lartë të të rinjve, varfërinë në rritje, korrupsionin dhe produktivitetin e ulët.

“Maqedonia bën pjesë në grupin e vendeve me ngarkesë të ulët tatimore. Problemi është se keni shumë përjashtime që lidhen me kompanitë që operojnë  në Zonat e Zhvillimit Teknologjiko-Industrial ose për shembull tatimin mbi të ardhurat personale në sektorin e Teknologjisë, informacionit dhe komunikimit,  e gjithë kjo çon në gërryerje të bazës tatimore… Masat si ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar duhet të kufizohen në kohë. Mendoj se në rastin e Maqedonisë së Veriut,  ka një afat, por masa të tilla janë mjaft të vështira për t’u ndalur. Kur njerëzit mësohen me faktin se norma e TVSh-së është 5 në vend të 18 për qind, është shumë e vështirë të kthehet në 18 për qind.”,- deklaroi ekonomistja e lartë në Bankën Botërore, Sanja Maxhareviq Shujester.

Rritja e PBV-së në rajon arriti në 7.4% në vitin 2021 me një tendencë uljeje nga 3.2% dy vite më parë. Për shkak të pasigurisë për kohëzgjatjen e konfliktit ruso-ukrainas, BB ka njoftuar se do t’i rishikojë më tej parashikimet për rritjen ekonomike deri në fund të vitit.