Rritja e pagave në arsim, vazhdojnë bisedimet mes SASHK-ut dhe MASH-it, Hamidi: Të respektohet marrëveshja kolektive
Shkup, 6 tetor – Takimet mes Sindikatës për Arsim Shkencë Kulturë dhe Ministrisë së Arsimit po vazhdojnë, por assesi të gjindet zgjidhje eventuale për rritjen e pagave. Tafë Ameti nga Sindakata thotë se po bëjnë përpjekje që pagat të rriten këto muaj, por nuk precizon detajet.
Sipas tij në tavolinë është edhe propozimi që të ketë rritje sistematike të pagave në arsim për katër vite me radhë.
“U bisedua për një sërë vendimesh dhe masash sistematike që do të jenë të qëndrueshme në afat të gjatë për katër vite. Gjendjen e pagave dhe tendencën tonë që ato të rriten sipas mundësive reale të ekonomisë në vend, muajt e fundit të vitit 2024 e deri në mars 2025. Gjithashtu u bisedua për avancimin e të drejtave të punëtorëve në arsim fillor dhe të mesëm, gjendjen momentale të arsimit, shkencës dhe kulturës, marrëveshjet kolektive për arsim fillor të mesmëm dhe të lart e të tjera.” – tha Tafë Ameti nga SASHK-u.