Rritja e numrit të qytetarëve që po e lëshojnë vendin shkon në rritje!

Shkup, 16 shtator – Qytetarë të shumtë që po e lëshojnë vendin, alarmim e shqetësim i shprehur shumë herë por ky fenomen vazhdon me të njëjtin ritëm madje edhe më shumë se më parë. Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë së Veriut për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë leje të tillë. Kjo nënkupton që këta qytetarë që po vendosen në vendet e BE-së po bëhen urë lidhëse me qytetarët e vendit për t’i tërhequr sa më parë e sa më shpejt, shkruan Zhurnal.

Shqetësues numri i qytetarëve që kanë mgiruar gjatë vitit të kaluar –

Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë së Veriut për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë leje të tillë.

“Nga numri i përgjithshëm, 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”, – Eurostat. Të dhënat tregojnë se konsiderueshëm është rritur interesi për qëndrim në BE.

Në rajon, më shumë leje për në BE në 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, ndërsa gjithsej 50.933 persona nga Bosnja e Hercegovina. Në 2023, në BE janë dhënë mbi 3,7 milionë leje për herë të parë për qëndrim të qytetarëve nga vende të treta që do të thotë rritje prej 4,7%.

Arsye kryesore për dhënien e lejeve kanë qenë, punësimi, arsye familjare, arsye të tjera, dhe arsim. Më shumë leje për qëndrim në 2023 u janë dhënë qytetarëve të Ukrainës (307.313), pastaj të Bjellorusisë dhe Indisë. Punësimi është arsyeja më e shpeshtë për qytetarët e Ukrainës.

Arsyet familjare janë më të shpeshta për qytetarët e Marokut (50,3%), Rusisë (39,4%), Brazilit (35,3%) ndërsa qytetarët e Kinës më së shumti kërkojnë leje për arsim.

Kjo nënkupton që shtimi i largimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga vendi vazhdon natyrshëm pasi nuk po pengohet nga askush e nuk po merren akoma masa preventive për ta parandaluar këtë hov të madh e shqetësues. Që tani për tani mund të mos lë pasoja, por për një periudhë të caktuar kohore mungesa e këtyre qytetarëve do të vërehet në çdo fushë.

Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-

Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.

Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.

Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm. Shkollat shqiptare po boshadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk