Rritet qarkullimi në industri në tetor me bazë vjetore

Shkup, 15 dhjetor – Qarkullimi në industri, gjithsej, në tetor të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 5.9 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 24.1 për qind dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8.2 për qind, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12.4 për qind dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë 14.2 për qind.

Sipas ESHS-së, qarkullimi në industri, gjithsej, në tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti është ulur për 9.3 për qind, ndërsa në periudhën janar – tetor të këtij viti krahasuar me periudhën janar – tetor të vitit të kaluar është rritur në 15.3 për qind.

Në tregun vendor shënohet rritje prej 2.9 për qind të qarkullimit në industri në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Të dhënat e ESHS-së sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2.0 për qind, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjere për 6.2 për qind ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet kapitale për 18.8 % dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjere për 2.9 për qind.

Qarkullimit në industri në tregun vendor, gjatë muajit tetor të këtij viti, krahasuar me muajin shtator të këtij viti është ulur për 10.3 për qind, ndërsa në periudhën janar – tetor të këtij viti, në krahasim me janar – tetor 2022, krahasuar me periudhën janar – tetor të vitit të kaluar për 11.4 për qind.

Në tregjet e huaja, ka rritje për 6.5 për qind të qarkullimit në industri në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 24.6 për te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjere për 8.5 %, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 18.7 për dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 30.2 për qind. Qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, në tetor të këtij viti, krahasuar me muajin shtator të vitit të kalua, është ulur 9.2, ndërsa në periudhën janar – tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 16.1 për qind.