Rritet numri i të vdekurve në stuhinë tropikale në Filipine
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale Megi në pjesën qendrore dhe jugore të Filipineve, bënë të ditur zyrtarët lokalë.
Ekipet e shpëtimit kërkuan sot 28 persona, ndërsa kërkimi është ndërprerë për shkak se është errësuar.
Stuhia shkaktoi rrëshqitje dheu, si dhe përrenj me baltë dhe reshje shiu. Më shumë se 17.000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre të përmbytura ku është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Megi, e njohur gjerësisht në Filipine si Agaton, është stuhia e parë e madhe tropikale që e ka goditur vendin, i cili këtë vit ka qenë shpesh viktimë e fatkeqësive natyrore.

