Rritet numri i të infektuarve dhe të hospitalizuarve nga Covid

Shkup, 14 korrik – Është rritur numri i të infektuarve nga korona virusi. Me këtë dalë nga dalë po rritet edhe numri i të hospitalizuarve. Për momentin, siç njofton Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive, të hospitalizuar janë 13 pacientë, informon Zhurnal.

“Është rritur numri i pacientëve të hospitalizuar përshkak komplikimeve nga korona virusi. Nëse javën e kaluar kishte vetëm 2-3 të shtrirë në spital, tani ka 13 pacientë. Të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësore. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër do të ketë takim ku do të vendoset për masat e reja që do të propozohen për mbrojtje nga virusi”, tha Stevanoviq.

Për momentin masat e vetme janë mbajtja e maskës në transport urban, në shtëpitë shëndetësore, barnatore dhe shtëpinë e pleqve.

KSI bën thirrje që të meret doza e katërt e vaksinës. Këtë mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeçare./Zhurnal.mk