Rritet numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, është rritur për 0.5 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe Guroreve në janar të vitit 2023, krahasuar me janarin e vitit 2022, shënon rënie prej 3.4%, në sektorin e Industrisë Përpunuese me rritje prej 1.0%, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. rënie prej 3,8 %. 

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në janar të vitit 2023, krahasuar me janarin e vitit 2022, shënon rritje te Produktet kapitale për 12.7%, ndërsa rënie  shënon te Energjia për 5.5%, Produkte intermediare, përveç energjisë për 1.2%, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.3% dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3.8%.