Rriten sërish çmimet e ushqimeve në Kosovë, sidomos ai i mishit të bardhë dhe çajit

Mishi i bardhë dhe çaji i zi kanë pësuar një rrije të lartë të çmimit këto ditë. Nga 7.04 sa ishte një kg mish, tash ai ka shkuar në 7.75 euro. Kurse, çaji i zi ka shkuar në 8 euro 26 centë, nga 8.01 sa ishte më herët.

Dy produkte goxha të konsumuara në Kosovë kanë pësuar rritje të çmimet këto ditë.

Agjencia e Statistikave ka treguar se mishi i bardhë dhe çaji i zi më nuk po shiten më çmim të lirë, sikurse pak ditë më herët.

Tash çmimi i mishit është rritur për afro 70 centë, derisa ai i çajit për 25 centë.

“Mish i bardhë zogu (i freskët), 1 kg gjatë ditës së djeshme ishte 7.75 centë, të mërkurën 7.49 centë, kurse ditë më parë 7. 04 centë. Çaj – Emona (paketimi me ngjyrë të kuqe), 800 gr, gjatë ditës së djeshme 8.26 centë, kurse ditë më parë ishte 8.01 centë”, ka treguar ASK.

Në raportin ditor të ASK-së është treguar se lëvizje të lehta të çmimeve ka pasur edhe tek disa produkte të tjera, si vaji, sheqeri dhe uji.