Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike
Shkup, 5 prill – Çmimet e shërbimeve hotelierike sivjet janë rritur për 2,7 për qind në krahasim me muajin e kaluar ndërsa në raport me marsin 2021 janë rritur për 7,1 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në raport me shkurtin 2022, rritje të çmimeve hotelierike është vërejtur tek grupet: ushqim për 3,4 për qind, pije alkoolike për 1,0, pije joalkoolike për 1,1 dhe bujtje për 2.0 për qind.
Çmimet, nga ana tjetër, të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars 2022, në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar janë rritur për 5,2 për qind ndërsa në raport me dhjetorin 2021 janë rritur për 3,4 për qind.

