Rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se çmimi i naftës pas mesnate do të shtrenjtohet për dy denarë.

Sipas këtij vendimi, benzina ЕUROSUPER BS 95 do të shitet për 81.50 denarë për litër. Benzina ЕUROSUPER BS 98 nga mesnata do të shitet për 83.50 denarë për litër.

Nafta ЕURODIZEL BS do të shitet për 84,50 denarë për litër. Derisa vaji ekstra i lehtë nga mesnata do të shitet për 82,50 denarë për litër. Çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta.