Rriten çmimet e benzinës, ulet nafta dhe Vaji ekstra i lehtë
Rriten çmimet e EUROSUPER BS-95 për një denar dhe EUROSUPER BS-98 për 1,5 denar, ndërsa ulen çmimet e EURODISEL (D-E V) për një denar dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëritë (EL-1) për gjysmë denari, me vendim të Komisionit Rregullator të Energjisë, që do të hyjë në fuqi në mesnatë.
Çmimi i i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 87,50 denarë, 90 denarë do të kushtojnë EUROSUPER BS-98, ndërsa nga 80 denarë EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëritë.
Ulet edhe çmimi i Mazutit M-1, për 0,567 denarë për një kilogram dhe do të kushtojë 46,025 denarë.
Me vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas Metodologjisë për formimin e çmimeve, ulen mesatarisht për 0.04 për qind krahasuar me çmimet nga data 14 e këtij muaji.