Rriten blerjet dhe shitjet e produkteve bujqësore

Shkup, 16 maj – Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e parë të këtij viti është rritur për 2,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithsej janë blerë dhe shitur produkte bujqësore në vlerë prej 4,85 miliardë denarëve.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, tek blerja e produkteve bujqësore nga prodhuesit individualë është vërejtur ulje për 1,8 për qind, ndërsa tek shitja e produkteve bujqësore të prodhimtarisë vetanake është shënuar rritje për 18,8 për qind.

Me këtë rast, është vërejtur rritje tek të gjitha produktet, përveç tek bimët industriale, frutat dhe produktet tjera bujqësore.