Rrëzohet një aeroplan me 133 njerëz në Kinë

Aeroplani i kompanisë China Eastern Airlines me 133 njerëz në bord është rrëzuar të hënën në provincën kineze, Guanksi, kanë raportuar mediat shtetërore.

Numri i viktimave nuk dihet ende.

Sipas mediave, rrëzimi i aeroplanit në këtë rajon malor ka rezultuar me zjarr në pyje.

Fluturimi MU5735 ishte planifikuar të largohej nga qyteti kinez Kunming për në Guangzhou.

Faqet për gjurmim të linjave kanë thënë se aeroplani ka qenë në ajër për një orë.

Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në zonën e rrëzimit të aeroplanit.