Rrëzimi i avionit serb në Greqi/ Po transportonte 12 ton municione, autoritetet në alarm

Një avion serb Antonov-12 është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Kavalla të Greqisë, i cili ishte ngarkuar me 12 ton municione.

Shpërthimet dhe tymi i dendur tronditën zonën e Kavallës ndërsa alarmi është ngritur për tymin e përhapur në zonë pasi nuk dihet ende përmbajtja e substancave që janë lëshuar në ajër pas ngjarjes.