Rreth 600 nëpunës policorë janë angazhuar në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve

Shkup, 14 gusht – Në 24 orët e fundit, në aktivitetet për shuarjen e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së kanë qenë të angazhuar 590 nëpunës policorë, duke i përfshirë edhe pjesëtarët e njësiteve speciale të policisë, poashtu janë realizuar 216 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 159 automjete, kumtoi MPB-ja.
Policia në 24 orët e fundit ka parashtruar një kallëzim penal nga ana e SPB Ohër- NJPB Dibër deri te PTHP Dibër, në lidhje me zjarrin i cili ka shpërthyer më datën 08.08.2021, në f. Bomovë-Dibër, kundër B.M. (60) nga Dibra, për veprën e kryer penale “shkaktim i zjarrit në pyll”.
Të njëjtën periudhë në lidhje me zjarrin për të cilin është denoncuar në f. Melniçan i Epërm-Dibër, nga ana e nëpunësve policorë nga liria janë privuar tetë persona ( gjashtë nga Kumanova dhe dy nga R. e Shqipërisë) dhe në konsultim me Prukoror Publik nga PTHP Dibër ata janë në mbajtje në stacion policor, kurse bisedë zyrtare është realizuar edhe me një person nga f. Broshticë. Pas dokumentimit edhe të këtij rasti do të parashtrohet kallëzim përkatës.
MPB-ja apelon në mënyrë të rreptë të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, mexhave, kallamishteve, të mos hedhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat nëse qëndrojnë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr. Është e domosdoshme syçeltësi maksimale dhe sjellje e përgjegjshme e çdo individi.