Rreth 20 për qind e amerikanëve kanë frikë se së shpejti do të infektohen nga lija e majmunit
reth 20 për qind e amerikanëve kanë frikë se së shpejti do të infektohen nga lija e majmunit, por ka ende disa zbrazëtira të rëndësishme në kuptimin e opinionit për virusin, është theksuar në raportin e hulumtimit të ri nga Qendra për Politikë Publike Anenberg.
Një në pesë amerikanë janë të shqetësuar se do të sëmuren nga lija e majmunit në tre muajt e ardhshëm, tregoi studimi i Anenbergut.
Pothuajse gjysma nuk janë të sigurt nëse lija e majmunit është më pak ngjitëse se Kovid-19, edhe pse 69 për qind saktë e kanë identifikuar mënyrën se si përhapen zakonisht (përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar).
Gratë janë më të shqetësuara nga infektimi me linë e majmunit sesa burrat, edhe pse shumica dërrmuese e rasteve në SHBA janë midis burrave.
Problem janë edhe dezinformatat dhe teoritë e konspiracionit, theksojnë nga Anenbergu.
Gjithsej 12 për qind e të anketuarve në hulumtimin e Anenbergut janë prononcuar se besojnë se virusi i lisë së majmunit me siguri ose përfundimisht është krijuar në laborator, ndërsa 21 për qind se nuk janë të sigurt nëse kjo është shkaktuar nga ekspozimi i sinjalit 5G.
Fakti që virusi deri më tani është përhapur kryesisht në mesin e burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, gjithashtu, i ka nxitur perceptimet e përhapura se është një infeksion seksualisht i transmetueshëm, theksohet në raportin e hulumtimit.

