Rrëmbehen kryetari i qytetit ukrainas Skadovsk dhe zëvendësi i tij

Kryetaru u Skadovsk, qyteti port në rajonin e Khersonit në Ukrainë është rrëmbyer, ka njoftuar ministri i Jashtëm ukrainas.
Oleksandr Yakovleyv dhe zëvendësi i tij Yurii Palykh, besohet se janë rrëmbyer sot, transmeton Telegrafi.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e tërë rajonit të Khersonit, pasi futi trupat nëpër qytete që nga fillimi i pushtimit rus.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë ukrainas, raportohet se janë rrëmbyer që nga fillimi i luftës në Ukrainë.