Rrëfimi i një vajze: Jam e trembur nga shoqja e dhomës. Është fiksuar keq pas meje, nuk marr dot frymë!

I keni parë ato filmat thriller me tituj “Shoqja e dhomës”? Janë drithërues dhe tregojnë përndjekjen e vajzave të fiksuara që ç’nuk bëjnë t’u dalë e tyrja.

Kjo ka ndodhur dhe me Sofinë, një vajzë amerikane e cila jeton e studion në Australi.

Për të ulur shpenzimet e qirasë, ajo ka nxjerrë një dhomë të apartamentit me 650 dollarë java në një njoftim.

Sofia tregon për mediat vendase se me të dalë njoftimi u kontaktua nga një vajzë që tha se ishte e interesuar.

Që në fillim u habit kur ajo erdhi për të parë shtëpinë e mbushur me dhurata. Sofia u surprizua por për momentin nuk kuptoi gjë.

Pas këtij takimi fillestar, ajo thotë se gjërat u përshkallëzuan shpejt. Ndërsa ende nuk ishte ndarë nëse tjetra do ta merrte dhomën, vërshuan mesazhe dhe kandidatja për shoqe dhome u acarua se Sofia nuk përgjigjej shpejt.

E lanë të shihen sërish. Ajo shkon në shtëpinë e Sofisë e mbushur me ushqime. Nisi një bisedë plot dhimbje duke ndarë me të histori personale traumatike, të cilat Sofia tani, beson se mund të kishin qenë një mashtrim për të ngjallur simpati.

Pas kësaj, nisën shqetësimet. Vajza kandidate për shoqe dhome kishte studiuar mirë rrjetet sociale të Sofisë dhe nisi t’i dërgonte dhurata pikërisht gjëra nga ato që i kishte parë të postuara në TikTok.

“Gjërat filluan të bëhen ca si shumë. Ajo filloi të më dërgonte mesazhe kudo si në Instagram, Whatsapp, TikTok”, thotë Sofia.

“Nëse nuk do të përgjigjesha në një platformë, do të më dërgonte mesazhe në platforma të tjera. Ishte kaq dërrmuese. Nisi të më bëjë shumë pyetje personale, të vështira. E ndërkohë kuptova se dinte shumë gjëra për mua.

E ndërsa dinte kaq shumë, po aq donte që të dija dhe unë për të. Nisi të më ngarkonte me traumat e saj që as e di nëse ishin të vërteta.

Më tregonte se si ish i dashuri e tradhtoi me shoqen e saj më të mirë. Pastaj kur u takuam për herë të dytë, më tha diçka shumë të rëndë dhe traumatike.

Është diçka që definitivisht nuk do t’ia thoshit një të huaji”, tregon Sofia.

“Gjithçka që ajo thoshte ishte përpjekje që të ngjallte simpati tek unë. Të mendosh se erdhi këtu vetëm për të parë apartamentin.”

Studentja pikasi dhe diçka tjetër. Vajza thoshte se ishte studente e mjekësisë, por nuk dukej kurrë e zënë dhe gjithmonë rrinte dhe postonte aq shumë në rrjetet sociale.

Kaluan pak ditë dhe befasia u rrit. Ajo u gjend papritur e pakujtuar në palestrën e Sofisë, që nuk dihet si e mori vesh ku ishte, por qartësisht e kishte ndjekur.

“Gjëja më tronditëse ishte se ajo filloi të vijë në palestrën time,” tregon Sofia. Nuk tha asgjë, dhe thjesht sillej sikur të ishte e gjitha një rastësi.”

Ndërsa e ka ndarë në pjesën historinë e saj, Sofia thotë se në të tretën ka befasira kulmore, por ende nuk ka nxjerrë fundin e thrillerit të saj dhe nëse vajza është aktualisht shoqe dhome me të.