Rrëfeu dhunën nga ish-bashkëshorti një vit më parë, Drenusha: Kam treguar një të vërtetë të dhimbshme por që nuk i bie pishman aspak

Modelja dhe këngëtarja, Drenusha Latifi, është rikthyer me një intervistë në Kosova Today, pikërisht në vendin ku rrëfeu dhunën në familje nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Kjo histori kishte prekur shumë njerëz dhe kishte inkurajuar gra të tjera që të flisnin hapur për dhunën e përjetuar.

“Dhuna në familje ekziston kudo, secili kemi nga një shoqe që ka përjetuar dhunë në familje që ia kemi shëruar plagët, e di sa e vështirë është”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më kanë shkruar edhe mua shumë gra që ti je arsyeja që e kanë ngritur zërin duke më parë sa e fortë, sa e guximshme je treguar me historinë tënde. Normalisht kur e tregon një lloj historie nuk është për me u mburr as që ke arrit diçka në jetën tënde, është shumë e dhimbshme”, shtoi ndër tjerash Latifi.