Rrahmani: Privilegj që luaj me Kosovën

Amir Rrahmani po kalon një sezon pozitiv me Napolin, ku është në garë për trofeun e Serisë A. Në një intervistë për faqen e klubit, 28 vjeçari foli për jetën e tij dhe nisjen e karrierës.

Fëmijëria dhe familja

“Kur isha i vogël nuk kisha pasionin për futbollin pasi kisha gjëra të tjera më prioritet. Me familjen qëndruam 1 vit në Irlandë dhe më pas u kthyem në Kosovë kur mbaroi lufta. Karrierën e fillova në moshën 8 vjeçare në ekipin e shkollës që quhej Kosova Prishtina. Nuk mbaj mend shumë gjëra, por kujtimet kanë qenë të bukura. Nuk e mendoja luftën si unë dhe familja ime. Na dukej interesante që të nisnim diçka të re.

Fillimet në futboll

“Në moshën 17 vjeçare unë luajta me skuadrën e parë në Serinë B. Në atë moshë duhej të kishe shumë potencial që të luaje me ekipin e parë. Një vit më pas luajta në një skuadër të Serisë A në Kosovë. Pas 2 vitesh shkova të luaja në Kroaci, ku qëndrova për 4 vite përpara se të transferohesha në Itali. Në atë kohë isha në mëdyshje mes shkollës dhe futbollit.

Kombëtarja e Kosovës

“Kur isha i ri nuk kisha një qëllim dhe për ata që lindin në Kosovë nuk është e lehtë. Disa ja arritën t’ja dilnin dhe ne ishim me fat. Pas 5 vitesh ku FIFA dhe UEFA e lejuan Kosovën që të merrte pjesë në kompeticionet europiane, unë isha ndër të parët që u pranova pasi kisha qenë në Shqipëri më parë. Kështu që për mua ishte një privilegj.

Oferta

“Kur isha në muajt e parë tek Verona, mora një ofertë nga Napoli, të cilën e pranova menjëherë. Jam i lumtur pasi është një ekip që luan gjithmonë në nivele të larta dhe përpiqet gjithmonë të fitojë.

Qyteti i Napolit

“Napoli është një qytet shumë i bukur, ku ka shumë gjëra për të vizituar. Më pëlqen shumë të zbulojë historinë e qytetit dhe të kaluarën. Dua të vazhdoj kështu pasi është vetëm fillimi i Amir Rrahmanit dhe sepse besoj se mund të jap më shumë. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë”