Roland Garros: Nadal mposhtë Gjokoviçin dhe plasohet për në gjysmëfinale
Rafael Nadal siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të turneut masters në Roalnd Garros, pasi që në çerekfinale, mundi tenistin numër një në botë, Novak Gjokoviçin me 3-1 në sete, ose 6-2, 4-6, 6-2, 7-6 në geme. Në një përballje që zgjati më shumë se 4 orë, Nadal konfirmoi synimin për titullin e 14-të në turneun parizien.
Përballë spanjollit, në gjysmëfinale, do të jetë tenisti numri 4 në botë, gjermani Alexander Zverev, i cili me rezultat 3-1 në sete, mundi spanjollin Karlos Alkaraz.
Në konkurencën e femrave, dy gjysmëfinalistet e para janë: Koko Gauf dhe Martina Trevisan. Në çerekfinale, Gauf mundi Sloan Stefens me 2-0 në sete, ndërsa italiania Trevisan, befasia më e meadhe e këtij turneu, mposhti me 2-1 në sete kanadezen Lejlah Fernandez.

