“Rojtarë të mjedisit jetësor” konferencë rajonale onllajn e gjykatave kushtetuese

Shkup, 29 mars – “Rojtarë të mjedisit jetësor” titullohet Konferenca e sotme rajonale e Gjykatave Kushtetuese që do të mbahet përmes platformës onllajn zum.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Projekt për menaxhim të mirë me mjedisin jetësor”, i implementuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.

Moderator i konferencës është paralajmëruar akademiku Vlado Kambovski, udhëheqës i Qendrës për hulumtime strategjike “Ksente Bogoev”, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndërsa si pjesëmarrës janë paralajmëruar gjyqtarja Dobrilla Kacarska, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Rejçell Gallovej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në RMV dhe Nikolla Jovanovski, Menaxher i Programit, Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike.

Qëllimi është të tërhiqet interesimi i të gjitha palëve të interesuara dhe të shtrohet pyetja nëse iniciativat personale të Gjykatave Kushtetuese për mbrojtjen e mjedisit do të nënkuptonin ndërhyrje në punën e gjyqësorit.