Robotaksi Tesla: Fotot e para ngacmuese të veturës elektrike autonome
Robotaksi autonom i ardhshëm Tesla – një automjet i vogël elektrik pa timon dhe pedale – është kapur nga kamera, më pak se një muaj përpara zbulimit të tij global.
Një foto tashmë e fshirë e postuar në Reddit nga përdoruesi u/boopitysmopp tregon një veturë të vogël, të maskuar, duke u testuar në rrugët brenda studios së filmit Warner Bros në Los Angeles, Kaliforni.
Nëse ngjarjet e mëparshme të zbulimit të modelit të ri Tesla janë një udhëzues, prodhuesi i veturave ka të ngjarë të ofrojë udhëtime në robotaksi pas debutimit të tij, kështu që kompania duket se po punon për të siguruar që automjetet të jenë të njohura me rrugët brenda ambienteve të studios.
“Gjatë javës së fundit, Tesla i ka vozitur këto automjete testuese gjatë natës. Mendoj se është për një lloj testi të ardhshëm FSD”, tha përdoruesi i Reddit u/dent3dwheel.
Bëhet e ditur se robotaksi do të jetë automjeti i parë i Teslas pa timon ose pedale, dhe në vend të kësaj do të lëvizë vetë përmes një serie kamerash me rezolucion të lartë dhe softuerit më të fundit të kompanisë Full Self-Driving (FSD).
Teknologjia do të duhet të përparojë në një sistem plotësisht autonom nëse do të përdoret në robotaksi.
Tesla vonoi zbulimin e robotaksit nga 8 gushti deri më 10 tetor për shkak të një ndryshimi të dizajnit të minutës së fundit, si dhe dëshirës për të “shtuar disa gjëra të tjera për zbulimin e produktit”, ka deklaruar Musk.