RMV-të vendos limit: Do të pranojmë deri në 780 emigrantë nga Afganistani

Shkup, 25 gusht – Sipas informacioneve për mediat maqedonase bëhet me dije se këta shtetas do të strehohen në Shkup dhe në Ohër.
Pas ardhjes së tyre, do t’u ofrohet mbështetje nga Kryqi i Kuq, do të sigurohet mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psikosociale.
Pas marrjes së kontrollit nga talibanët, shumë afganë janë larguar nga vendlindja për shkak të frikës së sigurisë. Në Maqedoninë e Veriut do të evakuohen punonjës me familjet e tyre në misione humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizata për të drejtët e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë si dhe qytetarë që 20 vitet e kaluar kanë qenë mbështetës të forcave aleate të NATO-s në Afganistan.