RMV nga janari do të furnizohet me gaz nga më tepër burime
Shkup, 1 nëntor – SHA EMV nga “Makpetrol” ka siguruar gaz natyror për gjysmën e parë të këtij muaji për Ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” dhe për tërë muajin për KOGEL në filialin “Energetika”. Nuk është bërë blerje për TE-TO, e cila për muajin nëntor ka siguruar gaz për mënyrën e funksionimit të saj, por duhet të hyjë në sistemin e energjisë termike për Qytetin e Shkupit.
“SHA EMV do të furnizojë gaz natyror nga “Makpetrol” për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” për periudhën nga 1 deri më 15 nëntor dhe për KOGEL në filialin “Energjetikë” për periudhëm nga data 1 nëntor deri më 30. njoftojnë nga kompania. Duke qenë se termocentrali privat i gazit TE-TO ka siguruar gaz për regjimin e funksionimit për muajin nëntor, nuk është bërë asnjë blerje për të nga SHA EMV. Kompania PGO raportoi se nuk mund të fillojë dërgesat nga 1 nëntori, por nga 15 nëntori, e cila do të jetë objekt i një oferte të re. Me këtë ofertues do të duhet të kompletohet komunikimi për dokumentet tjera që kërkohen para lidhjes së kontratës, kumtoi SHA EMV.
Për periudhën e ardhshme, thuhet në njoftim, do të kërkohen oferta të reja nga kompanitë e interesuara për furnizim, përkatësisht për ngrohtoren “Lindje” dhe “Perëndim”, për KOGEL në “Energjetikë” dhe për angazhimin e mundshëm të termocentralit privat të gazit TE -TO nga ana e SHA EMV.
SIpas paralajmërimeve, në ditët në vijim, EMV Shpërndarja e nxehtësisë do të nënshkruajë edhe marrëveshje me TE-TO për muajin nëntor për marrjen e energjisë termike nga ky termocentral, i cili do të duhet të hyjë në sistemin e energjisë termike për qytetin e Shkupit.
“SHA EMV tashmë e ka informuar opinionin se lëndë djegëse alternative për ngrohje është karburanti dizel, të cilin objektet teknikisht dhe teknologjikisht po përgatiten për ta përdorur dhe është më e lehtë për t’u blerë. SHA EMV me kompanitë e veta të energjisë termike vazhdimisht furnizon me ngrohje qytetin e Shkupit dhe do të vazhdojë të bëjë edhe në periudhën e ardhshme, thonë nga SHA EMV.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi më herët ka bërë të ditur se është lidhur një marrëveshje nga EMV për prokurimin e gazit natyror për termocentralet, si dhe se do të funksionojë edhe TE-TO, e cila do të mbulojë 60-70 për qind të nevojave të energjisë termike.
“Kanë rënë në ujë deklaratat e ekspertëve të caktuar energjetik se ne duhet të kishim bërë marrëveshje para dy-tre muajsh kur çmimi i gazit natyror ishte nga 3000 deri në 4000 euro për një metër kub normal”, tha Bekteshi, dhe shtoi se prokurimi i gazit natyror është bërë sipas çmimeve dy herë më të ulëta se sa thonë ekspertët.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, vendi do të mund të furnizohet me gaz nga disa burime përmes Bullgarisë, pasi dje GA-MA AD dhe Buglartransgaz EAD nënshkruan Marrëveshjen e Lidhjes Ndërsistemike për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën e interkonjeksionit Kyustendil-Zhidilovo. . Marrëveshja realizon liberalizimin e tregut të gazit natyror në këtë vend dhe përmes Bullgarisë do të marrim 500 mijë metra kub gaz në ditë.
Nga qi janari vendi do të mund të furnizohet nga më shumë burime të gazit përmes Bullgarisë. Kjo është mundësuar pas nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes për lidhje ndërsistemore për furnizim dhe distribuim të gazit në Pikën ndërlidhëse Qystendil – Zhilidovë mes SHA GA-MA dhe Bullgartransgaz.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi të madhe sepse hap mundësi për rritje të kapacitetit të tanishëm të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin nga kapacitetet plotësuese për shfrytëzim të më shumë furnizuesve dhe diversifikim të burimeve tona të furnizimit, si dhe shfrytëzim të të gjitha burimeve të cilat për momentin janë të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Vladimir Malinov theksoi se dokumenti është rezultat i punës shumëvjeçare dhe po nënshkruhet në kohën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë mundësi të diversifikojë burimet dhe furnizuesit e gazit natyror. Sipas tij, është rezultat i një udhërrëfyesi që është hartuar së bashku me kolegët nga Shkupi.
“Ato do të mund të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm dhe të shfrytëzojnë depon tonë në Çiren, tha Malinov dhe shtoi se do të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese dhe sipas dokumentit të nënshkruar do të barten 500.000 metra kub gaz natyror në Maqedoninë e Veriut në ditë.
Me marrëveshjen për ndërlidhje mes SHA GA-MA dhe Bullgartransgaz përcaktohen në hollësi kushtet, procedurat operative dhe dispozitat në lidhje me dërgesën e gazit natyror të pikës për ndërlidhje të kufirit Maqedoni e Veriut -Bullgari të Pikës ndërlidhëse Qystendil – Zhidilovë, me qëllim që të lehtësohet ndërlidhja efikase e rrjetit ndërlidhës transmetues.
Konkretisht me marrëveshjen rregullohet rritja e presionit të stacionit të kompresionit. Kapaciteti teknik i pikës së dërgesës do të jetë 3.044.000 kub metra normale, që nënkupton se kapaciteti teknik do të rritet për 500.000 metra kub normale me mundësi për lirim të kapaciteteve plotësuese të pashfrytëzuara deri më tani.
Me marrëveshjen gjithashtu ndryshohet metodologjia për përllogaritje të sasisë së gazit dhe mënyrës së përcaktimit të cilësisë së gazit dhe analizë të tij dhe kontrollim të rregullt, gjegjësisht matja e energjisë do të përllogaritet në kilovat orë [kWh] në vend se metrave kub të deritanishme standarde në temperaturë referente prej 20℃ [nm3].
Shtrirja e përbërjes së lejuar të gazit rritet me çka mundësohet importi i gazit nga burime të ndryshme.
Minimalisht/maksimalisht vlerat e lejuara të përbërjes së gazit janë barazuar me ata të fqinjëve Greqisë dhe Bullgarisë ku është e mundur edhe hyrje e gazit nga burime të tjera. Përcaktohet koha e fillimit të ditës së gazit në vend se të deritanishmit prej orës 08:00 рm, të jetë 06:00 pm, për shkak të përshtatjes me normat e BE-së.
Fillimi i zbatimit është dakorduar që të jetë prej 01.01.2023. Periudha deri në fillimin e zbatimit do të shfrytëzohet si periudhë testimi mes dy operatorëve, me çka do të duhet edhe në praktikë të përgatiten të gjitha procedurat e punës. Në ndërkohë duhet të nënshkruhen marrëveshje të reja me furnizuesit dhe shfrytëzuesit dhe të miratohen rregulla të reja të punës.