Rizgjidhet president i Francës, Zelensky uron Macronin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron, për rizgjedhjen e tij si president i vendit.

Macron mbrëmë është bërë presidenti i parë në 20 vitet e fundit që po fiton mandatin e dytë – duke arritur ta mund kundërkandidaten nga e djathta ekstreme Marine Le Pen.

Në një postim në Twitter, Zelensky e ka quajtur Macronin një “mik të vërtetë” të Ukrainës, duke shtuar: “se i uron sukses për të mirën e njerëzimit”.

“Vlerësoj përkrahjen e tij dhe jam i bindur se do të lëvizim para së bashku me një fitore të re. Përpara një Evrope të bashkuar dhe të fuqishme”, shtoi Zelensky.