Rithemelimi i “Komiteit të mbrojtjes kombëtare të Kosovës”! – është ky një alarm dhe sinjal i kuq

NGA: RUZHDI PEÇANI

Serbia nuk ndaloi asnjëher luftën diplomatike dhe luftën speciale duke lobuar dhe shantazhuar vendet e treta për mosnjohjen e Kosovës,po dhe ç´njohjet që edhe ndodhën. Dikur Edi Rama qëndronte i heshtur, i nemitur pa asnjë inisiativë apo veprim,dhe nuk ka marrë asnjë iniciative për një Rezolutë në Parlamentin shqiptar për të dënuar gjenocidin në Kosovë dhe Srebrenicës në këtë përvjetor të atij gjenocidi, siç bëri Parlamenti i Malit të Zi dhe ai i Kosoves.Por,tani Edi Rama nuk është më ai i heshturi ,ka bërë miqësi me A.Vuqiç,nuk do i rrinte karshi Serbisë,por përqafoi idenë dhe planet serbe në dëm të Kosovës.

Në 2013 nga Hashim Thaçi,në Bruksel, u nënshkrua Marrëveshtja për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë.Dy vite më vonë po kjo marrëveshtje nënshkruhet,në Bruksel 2015,nga ish Kryeministri Isa Mustafa.Në 2018 ndodhi Demarklacioni me Malin e Zi që iu dhuruan afro 8200 ha teritor të Kosovës.Të gjitha këto si shumë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Dhe këtu nuk përfundon! Ish Presidenti H.Thaçi me Vuqiç do bisedojnë,dhe në takime të fshehta,për shkëmbim teritoresh.Pra kishin filluar pazaret e ndyta dhe të rrezikshme për Kosovën. Këtij pazari do t´i bashkohej edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,me veprimet e tija ka dëmtuar dhe vazhdon të cënoj rëndë dhe tani interesat kombëtare!

Nga viti i kaluar,pa mikun e vetë H.Thaçi,ky nuk do ndaloj,do vazhdoj me planin serbo – rus për “Mini –schengen”që më 29 korrik e kamufluan me emrin e ri “Open Balkan. Edi Rama këtë “Minishengen” si projekt politik i A. Vuçiç, me nonshalancë e bënë para Albin Kurtit,të kujtojmë kur Edi Rama u drejtohej liderve kosovar: ”se po nuk pranoni Minishengenin do mbeteni të izoluar”.Projekt ky i cili synon trajtimin “de facto” të Kosovës prej Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit si një Krahinë Autonome, platformë që i konvenon edhe atyre vendeve të BE që refuzojnë të njohin realitetin e ri, pavarsinë e Kosovës .

Se ky projet serb mund të lexohet dhe kështu: “nuk është se ka ndonjë farë rëndësie që Kosova të njihet apo trajtohet si shtet, … ja bashkëpunimi midis popujve e vendeve atje është normal, ata funksionojnë bashkarisht si treg, si shoqëri e hapsirë integrale brenda vetes, ndaj status quo është në rregull” !!!!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,jo se ishte bërë levë e politikës hegjemoniste serbe,po tani po qëndron përkrah Vuqiç,në luftimin e Kosovës.Se,jo vetëm Rama po e tërë qeveria e Shqipërisë jan vënë në lojën e luftës speciale të Serbisë kundër shqiptarëve.

Kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,paralajmroi se Serbisë do i bëhet padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin e bërë në Kosovë,duke e akuzuar për të gjitha vrasjet,krimet dhe dëbimet e shqiptarëve që nga 1878.Aleksandar Vuqiç,para gazetarëve në Beograd,kishte thënë: “…Serbija do veproj,se si do t´a bëjë do e shifni , ju dhe ata”.Dhe këtë, po e shofim tani,se ç´farë po ndodhë në bregdetin shqiptar,në Shëngjin, Velipojë dhe gjetiu.Serbija ka intensifikuar apo ka rritur nivelin e agresivitetit të luftës speciale ndaj shqiptarëve. Qëllimi është përqarja brenda shqiptare dhe Kosova të pësonte goditjen e forte.

Beogradi ka intensifikuar strategjinë e vjetёr pёr t’i pёrҫarё shqiptarёt, duke i paraqitur si tё mirё ata tё Shqipёrisё dhe si demonё ata tё Kosovёs, strategji kjo e pёrpunuar dhe e zhvilluar mё tej nga Vuqiç ish ministri i propagandës së Millosheviqit, ёshtё pёrvetёsuar dhe po zbatohet me zell e djallёzi nga kryeministri Rama.

Tani radha e një skenari të përgatitur mirë që do vehej në “festivalin e birrës” në Korçë.Do sfidohet Korça!

Të rikujtojmë se Goran Bregoviq me grupin e tij me ftesë të tradhtarit Edi Rama në vitin 2014 e vizitoi Tiranën, ku pas shfaqjes së koncertit ,këtij “artisti”shovenj,në shejë falenerimi E di Rama, që asokohe ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës ia dhuroi Çelësin e Tiranës.

Nё njё kohё qё shqiptarёt e Kosovёs ,dhe jo vetёm, janё ngritur njёzёri kundёr pjesёmarrjes sё Bregoviҫit, Bashkia e Korçës, tregohet e pandjeshme ndaj ndjenjave tё tyre dhe e barrikadon veten nё pozicionin politik , si instrument i Serbisё.

Është çmenduri e Edi Ramës ,dhe Qeverisë së Shqipërisë dhe e institucioneve të Shqipërisë, që lejojnë në plazhet e Shqipërisë të jehojnë këngët serbe të këngëtares Ceca, bashkëshortes së kriminelit çetnik Arkan , vrasësit dhe armikut të përbetuar të shqiptarëve. Edi Rama dhe Qeveria e Shqipërisë, duke i lejuar këngët provokative serbe në plazhet e Shqipërisë, për t’a kënaqur një pakicë të turisteve serbë, po i ofendon qindra mijëra shqiptarë që bëjnë pushime dh e vizitojnë Shqipërinë.

“Nga miqësia e Ramës me Vuçiç, kanë lindur shumë gjëra në Shqipëri e në Ballkan. Lindi ideja e Jugosllavisë së Re, pastaj ndarja e Kosovës dhe krijimi i Serbisë së Madhe. Në fund lindi mini-schengeni dhe “Open Balkan”. Të gjitha këto që të kënaqet miku i dashur i Edi Ramës, pra presidenti i Serbis.

Serbë me veshje provokative në Shëngjin

“Të shtunën rreth orës 18, te burektorja Gjakova në Shëngjin u panë një mashkull dhe një femër serbë, me veshje provokative të ngjashme me të paramilitarëve serbë gjatë luftës.

Ata, femër e mashkull ishin veshur m rroba të zeza lëkure, me flamurin e Serbisë në krah dhe me një motor, të parkuar aty para burektores “Gjakova”.

Vërehej qartë se aty po qëndronin pa ndonjë punë, besohet se i vetmi qëllim ishte provokimi i shqiptarëve të Kosovës…

Është interesante se në afërsi të serbëve qëndronte vetura e policisë së shtetit të Shqipërisë, e cila i ruante në distancë. Ndoshta prisnin që ndonjë shqiptarë i Kosovës të binte pre e provokimit të tyre. Ka shumë mundësi që serbi dhe serbja ishin policë të Serbisë, të cilët po bënin ndonjë test se si do të reagojnë shqiptarët e Kosovës.”- Kosova Sot Online A.P / 07 gusht 2021.

… ideja për rithemelimin e “Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”!

I këthehemi pas historisë.Më 1 Maj dhe 7 Nëntor 1918 patriotët shqiptarë kishin themeluar në Shkodër ,atë që në histori njifet si “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Kështu duke patur parasysh të gjitha rrethanat që Kosoava po atakohet sot,nga jashtë dhe brenda,nga një analize që tregon se Kosovës po vazhdon t´i ë kërcnohet pavarsia dhe shtetsia,duhet të ketë lindur premisa për një domosdoshmëri kombetare për mbrojtjen e Kosovës.- Prof. As. Dr. Enver Bytyçi, Bota sot Më 6 gusht 2021 Në ora: 18:05

Atëher, cila ëshët aksioma e këtijë Komiteti ? Ky Komitet i adresohet nismës së përpjekjeve që të bashkoj të gjithë shqiptarët në Ballkan për ta mbrojtur Kosovën nga miqtë e Serbisë kryesisht në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Po,qëndron kjo bindshëm tani, se është vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në rolin e Rusisë së sotme e të asaj të vitit 1918.

“Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e ditëve të sotme duhet ta mbrojë Kosovën, pra nga vetë shqiptarët , nga kryeministri për ta tradhtuar atdheun e kombin e tij. Të gjitha iniciativat e dy anti-shqiptarëve që përfaqësojnë shtetin e Serbisë dhe ekzekutivin e Shqipërisë janë në kundërvënie të Kosovës, të shtetësisë dhe tërësisë territoriale të saj. Ata po bëjnë gjithçka për ta izoluar Kosovën.”

hamendsim mund të thuhet se Edi Rama, ashtu si Aleksandër Vuçiq, i kan shpallur luftë Kosovës dhe kërkojnë asgjësimin e saj. T´i shkaktoj Kosovës nje eutazi. Kosova patjetër këtë luftë duhet dhe do ta përballojë ,qeveria dhe institucionet e Kosovës.Por ka shumë gjëra që këto nuk mund t’i bëjnë.Pra kauza e Komitetit do të ishte – lufta në planin politik,senzibilizimit në ngritjen e vetëdijës të identitetit kombëtar,duke përdorur të gjtha mjetet demokratike.

Kështu rithemelimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” na vie si njëi domosdoshmëri! Si thotë vetë ideatori i rithemelimit, “Ky komitet duhet të ketë për detyrë të mobilizojë shqiptarët në mbrojtjen e Kosovës dhe të kombit shqiptar, si dhe në ruajtjen e vlerave, identitetit dhe vokacionit perëndimor të tyre. Ky komitet duhet ta paralizojë veprimtarinë anti-shqiptare dhe anti-Kosovë të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiq. Ky komitet duhet të ndalojë lidhjet anti-shqiptare të kryeministrit të Shqipërisë me presidentin e Serbisë”.

Rithemelimi i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”nuk do i bënte një dualizëm karshi Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës,vetëm sa do ndihmonte institucionet e Republikës së Kosovës – atëher le të jetsohet!