Rita Ora zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin dhe nuk është kthyer në Evropë që nga shkelja e rregullave anti-COVID

Rita Ora është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me të dashurin Taika Waititi, thuhet sipas raportimeve të fundit.

Krijuesi i hitit “Let You Love Me” nuk është kthyer as edhe një herë në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj e ditëlindjes së 30 në nëntor (ku u kritikua për thyerjen e rregullave anti-COVID), pavarësisht se kishte shpenzuar 7.5 milionë funte investim në një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës verën e kaluar.

Londra thuhet se mban “kujtime të këqija” për yllin që nga festa e ditëlindjes së saj në kryeqytetin britanik dhe Rita është “e lumtur t’ia nis nga fillimi në Los Angeles, ku ka shumë mundësi”, shkruan DailyMail.

Foto: Chelsea Lauren

Një burim i tha The Sun: “Rita e kishte Londrën strehë me planet për ta mbajtur atë si shtëpinë e saj kryesore, por është bërë gjithnjë e më e qartë për të që Los Angeles do të jetë vendi i parashikuar ku ajo do të jetonte”.

Burimi shtoi: “Pas festimit të ditëlindjes vitin e kaluar, Rita u largua nga Britania e Madhe dhe nuk është kthyer më që atëherë. I dashuri i saj Taika është gjithashtu me rezidencë në Los Angeles, kështu që ata kanë kaluar shumë kohë së bashku. Realisht ajo nuk do të kalojë aq shumë kohë në Londër”.

Foto: RitaBots/Instagram

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e Ritës për të marrë një koment, por ata nuk i janë përgjigjur në lidhje me këtë temë.