Rita Ora uron partnerin e saj, Taika Waititi për Ditën e të Dashuruarve me foto të çiftit të realizuar para katër vitesh

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora krahas një karriere shumë të suksesshme, fati e ka përcjellë edhe në dashuri.

Artistja prej gati një viti po shijon romancën me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi dhe dyshja tashmë janë të pandashëm me njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungojnë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.

Së fundmi, ishte 31-vjeçarja ajo që ka bërë një dedikim romantik për 46-vjeçarin me të cilin tregoi se njihet prej vitesh, ndonëse lidhja e tyre besohet të ketë nisur në mars të vitit të kaluar.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Ne, 4 vite më parë, deri tash, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”, ka shkruar Rita në mbishkrimi e imazheve.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, një ditë më parë çifti ishin së bashku për të shikuar finalen e “Super Bowl”, nga ku Rita gjithashtu solli foto në krahët e tij dhe miqve.

Artistja e hitit “Anywhere” dukej tejet atraktive në pozat nga stadiumi SoFi në Los Angeles.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndryshe, ditë më parë Rita kishte njoftuar se është bërë pjesë e kastit të aktorëve të serialit “Beauty and the Beast”, por Disney+ tashmë ka anuluar planet dhe xhirimet e tij u ndërprenë për shkak të vonesave të shumta të prodhimit. 

https://www.instagram.com/p/CZ8bymArDSi/?utm_source=ig_web_copy_link