Rita Ora sot do e lansojë këngën me Sigala në versionin akustik

Dy javë më parë ajo lansoi bashkëpunimin me Sigala, “You For Me”.

Natyrisht se projekti muzikor u prit shumë mirë nga fansat e dyshes derisa ka arritur edhe një shikueshmëri klikimesh në platformën YouTube.

“You For Me”, ka mbledhur dy milionë dhe më shumë klikime që nga data e lansimit me 16 korrik 2021.

Ndonëse me këtë sukses të arritur, Rita Ora ka vendosur të sjell edhe një befasi për adhuruesit e muzikës së saj që ka të bëjë pikërisht me videoklipin e fundit të realizuar.

Këngëtarja, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se sot do e publikojë këngën “You For Me” në versionin akustik.

“Ju falënderoj të gjithëve për fjalët e mira dhe për dhurimin e #YouForMe kaq shumë nga dashuria juaj !! Version Version akustik jashtë NESR !!! @sigala”, ka shkruar bukuroshja bionde teksa ka publikuar dy fotografi veshur me shumë stil.

https://www.instagram.com/p/CSNRwy7Kdux/?utm_source=ig_web_copy_link

Rita, ka zgjedhur një paraqitje glamuroze me një fustan ngjyrë të zezë me lule dhe një palë take ngjyrë ari tejet të larta.

Tutje, dukjen e ka perfeksionuar me makijazh, flokët e rregulluar dhe një palë syze me ngjyrë të zezë e cila ka marrë poza para kamerës në një ambient të jashtëm në natyrë.

Kujtojmë se, Rita Ora së fundmi është raportuar se do të shpërngulet nga Shtetet e Bashkuara për të jetuar në Los Angeles me partnerin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi.

Ndryshe, 30 vjeçarja muajt e fundit ka qëndruar në Australi si pjesë e jurisë së show-t, “The Voice Australia” ndërkohë përgatiti këngën me Sigala gjithashtu nisi romancën e re e cila deri më tani po i ec shumë mirë.