Rita Ora pozon për revistën “Vogue Arabia”, shfaqet unike në veshje të ndryshme
Ylli i muzikës, Rita Ora prej javësh është zhvendosur në Australi ku përveç që festoi festat e fundi vitit ajo gjithashtu ka nis xhirimet për “The Voice: Generations” dhe sezoni e ri të “The Voice Australia”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore po ashtu ka vazhduar edhe me projekte të tjera dhe së fundmi është bërë pjesë e revistës “Vogue Arabia” në numrin e muajit shkurt.
31-vjeçarja ka realizuar një fotosesion të veçantë, teksa shihet në disa veshje të ndryshme ndërsa merr vëmendje stili dhe sharmi i saj.
Foto: Rita Ora/ Vogue Arabia
Vet Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhet e realizuara për revistën e njohur, ndërsa tha se është nderë për të që të jetë pjesë e “Vogue Arabia”.
Foto: Rita Ora/Vogue Arabia
“Unë gjithmonë e kam admiruar ekipin e Vogue Arabia dhe magjinë që ata e krijojnë . Të jem në kopertinën e muajit shkurt është nder i madh, dhe një kisha një bisedë të mrekullueshme me miken time Donatella Versace!! Forca dhe hiri juaj është ajo që unë kam admiruar gjithmonë tek ju”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që publikoi.
Foto: Rita Ora/Vogue Arabia
Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht krijuesja e hitit “Anywhere” është në lidhje me regjisorin, Taika Waitit, i cili gjithashtu ndodhet me të në Australi.
Foto: Rita Ora/Vogue Arabia
Ndërsa në një intervistë të fundit, artistja tha se po planifikon të blejë një pronë në Sydney dhe të qëndrojë edhe më gjatë atje pasi i pëlqen stili i jetesës në Australi.

