Rita Ora merr propozim nga fansi, por më pas ia tregon unazën e martesës duke i thënë se “është e zënë”

Rita Ora është përmbytur me propozime për dasmë kohët e fundit – me më të fundit që ka ardhur nga një yll kryesor i serialit ‘Gogglebox’.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together”, 32 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm të ngushtë për një performancë në klubin e natës “Heaven” të Londrës këtë fundjavë, shkruan The Sun.

Gjatë interpretimit live, Rita kishte vendosur edhe një sërë bizhuterish në dorën e saj të majtë, përkatësisht shirita argjendi dhe gurë të kaltër dhe të verdhë të errët.

Rita Ora merr propozim për martesë nga George Baggs (Foto: Dave J Hogan/Getty Images)

Kjo erdhi pak kohë pasi ajo konfirmoi zyrtarisht se është martuar me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.

Megjithatë, ajo mori një tjetër propozim me shaka nga ylli i TikTok-ut, Joe Baggs, menjëherë pasi ajo përfundoi performancën e mahnitshme në “Heaven”.

Rita Ora merr propozim për martesë nga George Baggs (Foto: Dave J Hogan/Getty Images)

Imazhet tregojnë çiftin duke qëndruar së bashku pas koncertit të saj, me Joen që duket se është ulur në njërin gju për t’i propozuar asaj martesë.

Rita mund të shihet e befasuar, para se t’i shfaqte atij gishtin e saj të martesës.

Rita Ora merr propozim për martesë nga George Baggs (Foto: Dave J Hogan/Getty Images)

Këtë ajo e bëri në shenj për t’i treguar që tashmë është “e zënë”, pasi i ka dhënë fund beqarisë me regjisorin e famshëm hollivudian.

Rita tha në një intervistë të fundit për Morning Breakfast: “Po [jam e martuar]”.

Rita Ora merr propozim për martesë nga George Baggs (Foto: Dave J Hogan/Getty Images)

“Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me klipin tim të ri muzikor po performoj atë që mund të ishte”, ka thënë Rita, e cila ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re, “You Only Love Me”.

Rita Ora merr propozim për martesë nga George Baggs (Foto: Dave J Hogan/Getty Images)

Kjo këngë është pikënisje e publikimit të albumit të saj të tretë, i cili gjithashtu pritet të dalë në shitje këtë vit.