Rita Ora i uron ditëlindjen MTV-së, kujton disa nga paraqitjet më ikonike ndër vite në spektaklet EMA dhe VMA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Los Angeles gjatë këtyre ditëve.

Ajo ndërkohë po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e përditshme.

Së fundmi, 30-vjeçarja vendosi që përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram të urojë gjigantin MTV për përvjetorin e tyre të themelimit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka kujtuar disa nga paraqitje më ‘të nxehta’ në eventet si MTV Video Music Awards dhe MTV Europe Music Awards, ku shumë herë ka performuar, prezantuar e edhe është shpërlbyer me çmime.

Rita Ora është shqiptarja e parë në histori që fitoi një çmim MTV EMA dhe një çmim MTV VMA.

https://www.instagram.com/p/CSHKYX1srEZ/?utm_source=ig_web_copy_link

“Gëzuar ditëlindjen MTV! Ju keni qenë një pjesë kaq e madhe e karrierës sime dhe mbani disa nga kujtimet e mia më të bukura! Faleminderit që më mbështesni gjithmonë dhe më lejoni të jem pjesë e diçkaje që kam parë që kur isha një vajzë e vogël! Cili është momenti juaj i preferuar?! Komentoni më poshtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Kujtojmë që Rita Ora fitoi çmimin e parë MTV Europe Music Awards në vitin 2017, në kategorinë “Fuqia e çmimeve të muzikës”, gjersa një vit më vonë u bë e para shqiptare në histori që u shpërblye me një çmim MTV Video Music Awards, në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën “Lonely together” në bashkëpunim me DJ-në e ndjerë, Aviciin.