Rikandidimi i kryetarëve aktual të komunave/ I duan qytetarët apo “nuk guxon” askush t’i prekë!?

Shkup, 10 gusht – Caktimi i 17 tetorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ka shtuar presionin tek partitë politike për të caktuar kandidatët që do të konkurojnë për të qeverisur me komunat, e që deri më tani një pjesë e partive kanë publikuar disa nga emrat e tyre, por ajo që bie në sy është fakti se një pjesë e madhe e tyre po garojnë me emra të njejtë, me sa duket partitë janë të kënaqura me punën e tyre apo ndoshta “mungojnë” figurat e reja për ti zëvendësuar ato të vjetrat.
Përzgjedhja e kandidatëve me të cilët do të garohet në zgjedhje është një element shumë i rëndësishëm për partitë politike dhe kësaj i kushtohet rëndësi shumë e madhe, pasi zgjedhja e duhur nënkupton mbështetje të gjërë në elektorat e që kjo përkthehet në vota dhe marrje të pushtetit, ndërsa përzgjedhja e gabuar e kandidatit nëkputon dështim dhe humbje për partinë, shkruan Zhurnal.
Freskimi i rradhëve tek partitë politike është i një rëndësie të veçantë, pasi kjo sjellë freski, energji dhe ide të reja dhe në të njejtën kohë zëvendëson figurat e “vjetra” politike, pasi në rast se një proces i tillë ndërpritet atëher me shumë gjasë ajo parti do të zhduket nga skena politike.
Ndonëse ndryshimet politike dhe partiake në vendet tjera të botës janë një dukuri tejet normale dhe shumë të nevojshme, e njejta gjë nuk po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut, ku disa figura janë të pa “zëvendësueshëm” dhe vazhdojnë që të jenë prezent në garat zgjedhore për një periudhë relativisht të gjatë, edhe përkundër faktit se ato mund të jenë të konsumuar politikisht.
Lista e kandidatëve që kanë prezentuar partitë politike deri më tani për zgjedhjet lokale na e dëshmojnë faktin se tranziscioni i figurave politike në vendin tonë është një mision shumë i vështirë, e që e gjithë kjo po krijon një zhgënjim tek qytetarët e sidomos tek rinia, të cilët këtë gjë po e shohin si kufizim i së drejtës së tyre për tu avancuar, shkruan Zhurnal.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka publikuar një pjesë të listës me emrat e kandidatëve që kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit, kurse pjesa tjetër e emrave do të publikohet në ditët në vijim, por që nuk besohet se do të këtë shumë surpriza. Kjo parti në Shkup, Gazi Babë, Butel, Ohër do të kandidoj me kryetarët aktual, të cilët do ti futen garës për të fituar edhe një mandat. Në bazë të listës së deritanishme, LSDM do të konkurojë në disa komuna me figurat të njejta, me të cilët fitoi para 4 viteve, por që a do të përsëritet sukses i njejtë, apo do të ndëshkohet për emrat në lista, kjo mbëtët të shihet pas mbylljes së kutive të votimit.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) publikoi një pjesë të listës së kandidatëve me të cilët kjo parti do të dalë para elektoratit për të kërkuar mbështetjen dhe besimin e tyre për të qeverisur me komunat. Një pjesë e listës me shumë gjasë do të publikohet në ditët në vijim, por që edhe emrat e tjerë nuk do të sjellin ndonjë suprizë të madhe sa i përket freskimit të rradhëve të saj. Sipas listës së deritanishme kjo parti në komunën e Çairit, Sarajit, Likovës, Dibrës, Strugës do të kandidojë me emra të njejtë për të vazhduar qeverisjen. A do ti mbështesë elektorati përsëri këto emra, apo do ta ndëshkojë BDI-në për “ngurtësinë” e saj sa i përket ndryshmeve në parti kjo mbetet të shihet pas 17 tetorit.
VMRO-DPMNE për momentin nuk ka publikuar ende anjë listë me emrat e kandidatëve me të cilët do të futet në zgjedhjet e 17 tetorit, por nga kjo parti paralajmrojnë se ata do të konkurojnë me emra të rinjë, por kjo mbetet të shihet deri në afatin e fundit që kanë partitë për të paraqitur listat e kandidatëve që është data 11 shtator, shkruan Zhurnal.
Koalicioni Aleanca për Shqipëtarët- Alternativa (ASH-AAA), deri më tani ka publikuar vetëm disa nga emrat e kandidatëve më të cilat kjo parti do të konkurojë në zgjedhjet lokale, kurse pjesa tjetër e emrave për komunat tjera do të bëhen publike në ditët në vazhdim. Ky koalicion në komunën e Gostivarit, Bogovinës dhe Vrapçishtit do të garojë me kandidatët që janë aktualisht kryetarë dhe të njejtët do të kërkojnë një mandat të ri katër vjeçar. A do ti mbështes elektorati këto figura për të vazhduar me udhëheqjen e këtyre komunave, këtë do ta tregojnë votat e qytetarëve.
Partitë politikë në Maqedoninë e Veriut në masë të konsiderueshme janë të mbylluara dhe kundër ndryshimeve të emrave apo figurave kryesore partiake, e këtë po e dëshmojë edhe listat e kandidatëve që janë publikuar deri më tani për zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2021.