Rice akoma në krye të listës së dëshirave të Chelsea

Chelsea do të kthehet në garë për Declan Rice.

Mesfushori anglez, Rice, tash e sa kohë vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të lavdëruar në futbollin evropian.

Raportime të reja kanë filluar ta lidhin Rice me një kalim të mundshëm te Chelsea.

‘90min’ raporton se 23-vjeçari mbetet prioritet për krerët e ‘Stamford Bridge’.

Një çmim prej 120 milionë funteve është përmendur nga David Moyes gjatë verës, por ai çmim pritet të shënojë rënie, me kontratën e Rice që po ecën.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ do të bëjnë ndonjë ofertë konkrete në janar, ose do të presin deri verën tjetër.